Botë

Kush është Miles Routledge, britaniku që u kap nga talebanët për veprimtari të dyshimtë

 

Youtuberi i njohur britanik, Miles Routledge, është kapur nga grupe të talebanëve në Afganistan së bashku me dy gazetarë të tjerë.

Mediat britanike kanë raportuar se Miles, që u bë i famshëm në vitin 2021 pasi i kishte vizituar zonat më të rrezikshme në botë, ishte kapur nga talebanët në janarin e 2023-s dhe aktualisht s'dihet për gjendjen e tij. Ai me dy gazetarët janë ndaluar për veprimtari të dyshimta, ndërsa po merren në pyetje.