Botë

Trumpi niset për në New York, avokatët e tij kërkojnë që seanca e të martës të mbyllet për media

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka flutuar nga Florida për në New York, ku të martën do të bëhet ish-presidenti i parë i SHBA-së që përballet me një aktakuzë. Ai akuzohet për pagesa që i kishte bërë një aktore të filmave për të rritur në këmbim të heshtjes.

Trump ka postuar foto nga aeroplani dhe ka shkruar në platformën e tij sociale “Truth Social”.

Trump pritet të arrijë në New York rreth orës 16:00 me kohë lokale (23:00 me kohën tonë v.j.).

Avokatët e Trumpit i kanë kërkuar gjykatësit në New York që të mos i lejojnë kamerat në dhomën e gjykimit për të xhiruar seancën të martën. Disa mediume kishin kërkuar që të kenë qasje.

Në një letër dërguar gjykatësit, ekipi i Trumpit ka thënë se mediumet do të krijonin “atmosferë si në cirk” dhe “do të rrisnin shqetësimet për sigurinë”.

Ndërkohë grupe të përkrahësve të Trumpit janë mbledhur në Palm Beach për t’i ofruar mbështetjen ish-presidentit.

E fluturimi i Trumpot ka ngjallur interesim.

Në “Flighradar24” afro 20 mijë persona e kanë përcjellur fluturimin.