Botë

25 persona bllokohen në pus pasi dyshemeja e tempullit në Indi shembet, tetë të vdekur

Të paktën tetë besimtarë u vranë dhe dhjetëra u shpëtuan të enjten pasi rreth 25 njerëz ranë në një pus në një tempull hindu në Indi.

Adhuruesit u zhytën në pus - një burim uji i përbashkët me shkallë - pasi dyshemeja që mbulonte atë u shemb.

"Ne kemi gjetur tetë trupa”, i tha AFP-së një zyrtar i policisë, Manish Kapooriya, duke shtuar se përpjekjet e shpëtimit ishin ende duke u zhvilluar.

Pamjet televizive treguan punonjësit e urgjencës duke përdorur litarë dhe shkallë për të arritur tek ata të bllokuar në pusin në Madhya Pradesh.

Video të tjera treguan dyshemenë e thyer dhe shufrat e çelikut të prishur, dhe policinë duke përdorur litarë për të mbyllur zonën.

Tempujt në të gjithë Indinë ishin mbushur plot me besimtarë me rastin e Ram Navami, ditëlindjen e hyjnisë hindu, Lord Ram.