Pesë përfaqësues transgjinorë të ushtrisë amerikane kanë vendosur të padisin presidentin Donald Trump për synimet e tij për të ndaluar personelin transgjinorë të shërbejë në forcat e armatosura.
Në 26 korrik presidenti Trump shkroi në Twitter se qeveria amerikane "nuk do të pranojë ose lejojë individë transgjinorë të shërbejnë në cilëndo pozitë" në ushtri, një ndryshim i politikës së Pentagonit dhe sipas padisë, i pa konsultuar me komandantët e lartë ushtarakë.
Njoftimi i zotit Trump shkaktoi protesta anembanë vendit.
Paditësit i kërkojnë në këtë rast gjykatës të deklarojë udhëzimin e zotit Trump si jokushtetues dhe të lëshojë urdhëresa për ta ndalur atë.
Artikuj të ngjashëm
-
Trump nënshkruan vendimin ekzekutiv për ndalimin e ndërrimit të gjinisë për personat nën 19 vjeç
-
Trumpi nënshkruan urdhrin për “riformësim të Ushtrisë”
-
Trumpi pritet të nënshkruajë urdhrin ekzekutiv që ndalon ushtarët transgjinorë
-
Biden shfuqizon ndalesën e Trumpit për transgjinorët në ushtri
-
Pentagoni komenton deklaratën e Trumpit për ndalimin e transgjinorëve në Ushtrinë Amerikane