Botë

Ndalohet i dyshuari rus për planifikim të sulmit me dron

Mediat në Turqi, kanë raportuar se autoritetet për zbatimin e ligjit kanë ndaluar një të dyshuar, që supozohet të jetë militant i grupit ekstremist, Shteti Islamik, duke supozuar se i njëjti ka planifikuar një sulm me dron, një bazën ajrore të Shteteve të Bashkuara, në Incirlik.

Raportimet, kanë cituar zyrtarë anonimë, të kenë thënë se qytetari rus, i identifikuar si Ruslan Bakiyev, është ndaluar në qytetin Adana, derisa ishte duke “mësuar”, në një zonë afër bazës ajrore në Incirlik.

Po ashtu është thënë se Bakiyev, ka qenë i dyshuar edhe për organizimin e në sulmi të mëhershëm.

Turqia është anëtare e NATO-s dhe forcat ajrore amerikane, e përdorin bazën e tyre në Incirlik, në kuadër të fushatës kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Ambasada e Rusisë në Ankara ka thënë se është duke përcjellë situatën.