Rrjeti i transportit publik i Gjermanisë do të jetë pothuajse tërësisht i bllokuar të hënën, pasi dy nga sindikatat më të mëdha të vendit janë duke mbajtur grevë, shkruan BBC.
Stafi në aeroporte, porte, hekurudha, autobusë dhe metro u largua pak pas mesnate për një ndalesë 24-orëshe.
Sindikatat po kërkojnë paga më të larta për të mbijetuar nga kostoja në rritje e jetesës në të gjithë vendin.
Ka pasur disa greva të vogla nga sektorë të tjerë të shërbimeve publike, por e hëna do të jetë më e madhja në vend prej dekadash.
Verdi përfaqëson rreth 2.5 milionë punonjës në të gjithë sektorin publik, duke përfshirë transportin publik dhe aeroportet.
EVG përfaqëson rreth 230,000 punonjës në Deutsche Bahn - operator kombëtar hekurudhor i Gjermanisë, dhe kompani të tjera të autobusëve.
Ata shpresojnë se kjo do të rrisë presionin mbi punëdhënësit përpara një raundi tjetër negociatash për pagat të hënën.
Frank Werneke, shefi i Verdit e përshkroi rritjen e pagave si “çështje mbijetese për mijëra punonjës”, thonë mediat lokale.
“Njerëzit jo vetëm që nuk janë të paguar mirë, por janë të mbingarkuar e pa shpresë”, tha ai.
Verdi dëshiron të sigurojë një rritje pagash prej 10.5% për stafin, ndërsa sindikata tjetër, EVG, kërkon një rritje prej 12%.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.