Botë

Rusia do të vendosë armë atomike në Bjellorusi

 

Vladimir Putini ka paralajmëruar vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi. Shtetet e Bashkuara janë të bindura se Rusia nuk planifikon përdorimin e armëve atomike, derisa Ukraina ka vlerësuar se Putini e ka marrë peng Bjellorusinë dhe se rrezikon ta destabilizojë një tjetër shtet fqinj

(AP) - Presidenti rus, Vladimir, Putin, bëri të ditura planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusinë fqinje.

Putin tha se lëvizja u nxit nga vendimi i Britanisë së javës së kaluar për t'i dhënë Ukrainës plumba kundër automjeteve të blinduara që përmbajnë uranium të varfëruar.