Me mundësinë që të përballet me akuza nga gjykata, Donald Trumpi ka pritur në Florida teksa është ashpërsuar siguria në New York shkaku i kërcënimeve me trazira në rast të arrestimit të ish-presidentit.
Trumpi gjatë fundjavës ka paralajmëruar se do të arrestohej të martën, por nuk kishte asnjë të dhënë se parashikimi i tij do të realizohej.
Gjykata në Manhatan është duke hetuar Trumpin në lidhje me pagesat që ka bërë ndaj dy grave për të blerë heshtjen e tyre gjatë fushatës së tij presidenciale.
Të mërkurën ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarëve dhe mbetet e paqartë nëse Gjykata do të kërkojë arrestimin e ish-presidentit.
Trumpi ka paralajmëruar se do të përballet me akuza penale dhe u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që të protestojnë kundër arrestimit të mundshëm.
Gjatë krejt fundjavës, ish-presidenti ka kritikuar hetimet, duke drejtuar retorikë armiqësore ndaj gjykatësit Alvin Bragg, i cili është demokrat.