Një komandant rus që tentoi të vriste një civil ukrainas në qytetin Izium po akuzohet për krime lufte në mungesë, raportoi TheGuardian të martën.
Klim Kerzhaev, komandant 25-vjeçar nga Moska, po akuzohet se ishte përpjekur të vriste civilin që po iu ikte sulmeve ruse në qytetin e tij. Autoritetet ukrainase thanë se kapën pamjet e sulmit ndaj banorit të Iziumit, ndërsa bënë të ditur se janë duke e kërkuar edhe komandantin Kerzhaev.
“Po e shikonim atë ngjarje sikur të ishte në televizion, si një telenovelë. Një film horror ku rusët vrasin civilë”, tha shefi i Departamentit të hetimit, Serhii Bolvinov.
Ai theksoi se ky është vetëm një nga qindra krimet e rusëve në luftë dhe se ekipi i tij po bën të pamundurën për t’i zbuluara të gjitha krimet e luftës.
Ndërsa, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka ngritur urdhërarrest ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
GJNP-ja e ka akuzuar Putinin për përfshirje në dëbimin e fëmijëve dhe thotë se ka arsye për të besuar se ai i ka kryer aktet drejtpërdrejt, si dhe duke punuar me të tjerët.
Gjykata ka thënë gjithashtu se udhëheqësi rus nuk arriti të ushtrojë të drejtat e tij për të ndaluar të tjerët që deportuan fëmijët.
Kremlini gjithashtu ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe ka deklaruar se nuk mban asnjë detyrim sipas saj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.