Pesë fëmijë në Nju-Jork, kanë mbetur të vdekur në një aksident me makinë.
Policia beson se automjeti drejtohej nga një djalë 16-vjeçar kur goditi një pemë dhe mori flakë.
Një djalë 9-vjeçar, personi i gjashtë në makinë, ishte i vetmi i mbijetuar, sipas një zëdhënësi të policisë amerikane.
9-vjeçari "me sa duket ishte ulur në pjesën e pasme të makinës dhe arriti të arratisej para se automjeti të merrte flakë”, thuhet në deklaratë.
Djali u dërgua në spital me plagë jashtë rrezikut për jetën.
Pesë viktimat përfshijnë katër meshkuj dhe një femër të moshës 8 deri në 17 vjeç.
Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur.
Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke u zhvilluar.