Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u ka kërkuar falje familjeve të 57 viktimave të aksidentit mes dy trenave në Larissa më herët këtë javë, shkruan BBC.
Në një postim në Facebook, Mitsotakis ka thënë se “në Greqinë e vitit 2023...dy trena që kanë drejtime të kundërta nuk mund të jenë në një shinë dhe të mos vërejë asnjëri”.
Protestat po vazhdojnë në Greqi.
Janë raportuar për përplasje mes protestuesve dhe policisë të dielën, ndërsa mijëra i janë bashkuar këtyre protestave në kryeqendër Athinë.
Policia llogarit se afro 12 mijë persona kanë marrë pjesë në protesta.
Në mesin e viktimave të aksidentit të dy trenave në Greqi ishin edhe gjashtë shqiptarë.