Botë

Shkon në 57 numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në Greqi

Është rritur në 57 numri i të vdekurve nga aksidentimi i dy trenave që ndodhi në Larissa të Greqisë në orët e vona të së martës.

Aksidenti mes një treni të pasagjerëve dhe një të mallrave ndodhi në afërsi të Larissas.

Kryetarja e shërbimit të forenzikës në Larissa, Rubini Leontari, ka thënë se numri i të vdekurve në tragjedi është rritur në 57.

Ajo po ashtu ka thënë se ka më tepër se dhjetë thasë me mbetje mortore të njerëzve që ende nuk janë identifikuar. Ajo ka thënë se do të bëhet testi i ADN-së.

Ndërkohë “Top Channel” sipas informatave jozyrtare ka thënë se në mesin e viktimave janë tre shtetas shqiptarë.

Po ashtu është thënë se në mesin e 57 të lënduarve janë edhe gjashtë shqiptarë në gjendje të rëndë.