Botë

Kalifornia bllokohet përsëri nga bora e madhe

Banorët e bllokuar në Kaliforni janë përballur edhe me një stuhi bore.

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se stuhia e borës ka goditur Sierra Nevadan, teksa u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Në pjesën lindore të Sierra Nevadas janë bllokuar të gjitha rrugët pasi niveli i borës ka arritur në shifra rekorde.

Moti i lig pritet të zgjasë deri të enjten dhe me stuhi bore pritet të përballet edhe Oregoni.

Në muajt e fundit, shtetet amerikane janë përballur me stuhi të njëpasnjëshme bore.

Në fund të muajit dhjetor, më shumë se 200 milionë amerikanë, ose 60 për qind e popullsisë amerikane – janë përballur me ndonjë formë të motit të lig.

Vetëm në ditët e festave të fundvitit u anuluan më shumë se 3 mijë e 400 fluturime, ndërkaq 1 milion shtëpi mbetën pa energji elektrike shkaku i stuhive të borës.