Botë

Jep dorëheqjen ministri grek i Transportit, Kostas Karamanlis

Ministri grek i Transportit, Kostas Karamanlis, ka dhënë dorëheqjen të mërkurën, për shkak të aksidentit ndërmjet dy trenave në Greqi, që çoi në vdekjen e të paktën 36 personave dhe lëndimin e dhjetërave të tjerë.

Karamanlis ka deklaruar se ndjente se ishte “detyrë” e tij të largohej “si një tregues themelor i respektit për kujtimin e njerëzve që vdiqnë në mënyrë të padrejtë”.

Rasti i rëndë ndodhi kur një tren pasagjerësh dhe një tjetër mallrash u përplasën kokë më kokë në Greqinë qendrore, gjatë natës.

Shkaku i përplasjes pranë Vale of Tempe, rreth 380 kilometra në veri të Athinës, nuk ishte menjëherë i qartë, por drejtori i stacionit në qytetin e afërt të Larisës u arrestua të mërkurën. Policia nuk e bëri të ditur emrin e tij. Dy persona të tjerë janë ndaluar për t'u marrë në pyetje.

Është e paqartë se me çfarë shpejtësie po udhëtonin dy trenat kur u përplasën me njëri-tjetrin pak para mesnatës të së martës, por transmetuesi shtetëror ERT tha se shpejtësia ishte më shumë se 140 kilometra në orë.

Të mbijetuarit thanë se si pasojë e përplasjes disa pasagjerë u përplasën nëpër dritaret e vagonave të trenit. ERT citoi shpëtimtarët të thonë se gjetën trupa të disa viktimave 30-40 metra larg nga vendi i përplasjes.

Image
Në këtë foto kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i dyti majtas, i shoqëruar nga ministri i Transportit Kostas Karamanlis, majtas, vizitojnë vendndodhjen e përplasjes së trenit në Tempe, rreth 376 kilometra në veri të Athinës.