Botë

Izraelitët vazhdojnë protestat kundër reformave në drejtësi

Dhjetëra mijëra izraelitë protestuan kundër planeve të qeverisë së tyre të ekstremit të djathtë për të kapur sistemin ligjor, tri ditë pasi Parlamenti miratoi një projektligj që do t'u mundësonte ligjvënësve të rrëzonin një vendim të Gjykatës së Lartë me një shumicë të thjeshtë.

Për tetë javë protestat javore kanë marrë vrull, me sektorë të mëdhenj të shoqërisë dhe bizneseve izraelite që iu bashkuan atyre. Të shtunën, protesta kryesore u zhvillua në qytetin qendror Tel-Aviv, derisa demonstrata të shumta më të vogla pati në të gjithë vendin.

Protestuesit mbanin flamuj izraelitë dhe pankarta të ndryshme kundër ndërhyrjeve gjyqësore.