Botë

KB dënon përdorimin e forcës kundër demonstruesve në Venezuelë

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, ka dënuar sot përdorimin e forcës së tepruar kundër demonstruesve në Venezuelë.

Sipas raportit të OKB-së, forcat e sigurisë kanë qenë përgjegjës për vdekjen e së paku 46 demonstruesve, raporton AFP.

Në një deklaratë, zyra e OKB-së tha se intervistat e kryera nga një ekip i të Drejtave të Njeriut të OKB-së, dëshmojnë për përdorimin sistematik të forcës së tepruar dhe ndalimi arbitrar kundër demonstruesve në Venezuelë.