Botë

Bideni thotë se Kievi ia ka “pushtuar një pjesë të zemrës”

Joe Biden - Volodymyr Zelensky
Foto: AP
 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se Kievi ia ka “pushtuar një pjesë të zemrës”, pas vizitës befasuese që bëri të hënën në kryeqendrën e Ukrainës.

Biden në Twitter ka postuar shënimin që ka lënë për vizitën e tij në Kiev, ku e ka falënderuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për mikëpritje dhe e ka përgëzuar për kurajë dhe lidership.