Botë

Kanada: Rritje masive e refugjatëve nga SHBA-ja

Kanadaja po shënon një rritje masive të refugjatëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që nga mesi i korrikut, numri i azilkërkuesve që kanë kaluar kufirin jugor të vendit, është trefishuar thanë autoritetet.

Vetëm në afërsi të vendkalimit kufitar Lacolle në provincën e Kebekut (Quebec) një fotograf i agjencisë franceze AFP pa të dielën në mëngjes (sipas kohës lokale), më shumë se 150 vetë që po kalonin kufirin më këmbë, shkruan DW.