Botë

Një burrë shtiret si mjek dhe mashtron të prekurit nga tërmeti në Turqi

Descriptive Text

Një person që shkonte e vinte nëpër zonat e tërmetit në Turqi kinse për të ofruar ndihmë duke u shtirur si mjek, u arrestua në Stamboll.

Një prej viktimave të tij ka treguar se si u mashtrua.

“Ai tha se ishte mjek. Tha se duheshin ilaçe për trajtim. Ia dhashë 3 mijë lira dhe telefonin tim që ta ndihmoja”.

Por, pak pas kësaj i dyshuari ishte zhdukur, kështu që viktima vendosi ta paraqesë rastin në polici. Gjatë hetimit u zbulua se ai kishte mashtruar tre persona të tjerë në Hatay me metodën e njëjtë. Pas identifikimit, ai u arrestua në Stamboll dhe nga ai u sekuestruan 8,650 lira, shkroi Sabah.

Mashtruesi vepronte si mjek duke mbështjellë plagë të lehta të të lënduarve nga rrënojat dhe duke i bërë viktimat e tërmetit të besonin se ai ishte mjek.

Nga telefoni i tij policia gjeti fotografi ku shihej ai duke kinse trajtuar plagë shumë të lehta.

Nga hetimi u zbulua edhe se i dyshuari kishte 40 akuza të tjera për mashtrim dhe kërkohej për krimin e “paraqitjes së vetes si zyrtar publik”.

Image