Botë

Disa vende të Ballkanit i nisin ultimatum Kroacisë

Katër vende të Ballkanit, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, i kanë bërë thirrje Kroacisë të tërheqë vendimin për rritjen dramatike të tarifave për importimin e disa produkteve bujqësore, duke kërcënuar se do të hakmerren.

Të katër vendet i kanë nisur sot ultimatum Kroacisë, pas një takimi që është mbajtur me zyrtarë qeveritarë të këtyre vendeve në Sarajevë, raporton REL.