Imazhet satelitore nga një qytet i vogël në Siri kanë treguar shkallën e shkatërrimit nga tërmeti i javës së kaluar.
Kreu i Helmetave të Bardha, grup i cili ka drejtuar përpjekjet e shpëtimit, e ka përshkruar situatën në Jindayris si katastrofike, me “skena tmerruese” dhe “shkatërrim gjithandej”.
Rreth 200 ndërtesa janë shkatërruar plotësisht nga tërmeti 7.8 shkallë që goditi Turqinë më 6 shkurt.
Helmetat e Bardha kanë thënë se 517 trupa u tërhoqën nga rrënojat atje, ndërsa 813 të mbijetuar të lënduar janë gjetur të gjallë, raportoi BBC.
Jindayrisi ka qenë po ashtu skenë e disa shpëtimeve të jashtëzakonshme të kryera nga grupi dhe banorët.

Në një video dramatike disa orë pas tërmetit është parë një burrë që mban një foshnje të porsalindur nën rrënojat e shtëpisë, ende e lidhur me nënën e vdekur. Babai, katër motra e vëllezër dhe halla nuk mbijetuan.