Botë

Mbi 37.000 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë natës për të shpëtuar njerëzit që ishin ende nën rrënoja, tetë ditë pas tërmetit më të keq të Turqisë në historinë moderne, por shpresat për të gjetur më shumë të mbijetuar po shuhen këtë të martë.

Një djalë dhe një burrë u shpëtuan në Kahramanmaras të goditur rëndë herët të martën, 198 orë pas tërmetit 7.8 ballësh që goditi Turqinë më 6 shkurt.

Diku tjetër në Kahramanmaras, shpëtimtarët po përpiqeshin të arrinin një gjyshe, nënë dhe vajzë, të gjitha nga një familje, të cilat dukej se i kishin mbijetuar tërmetit dhe pasgoditjes që vrau më shumë se 37.000 njerëz në Turqi dhe Siri, shkruan Reuters.

Por të tjerët po përgatiteshin për uljen e pashmangshme të operacioneve pasi temperaturat e ulëta reduktuan shanset tashmë të pakta për të mbijetuar, me disa shpëtimtarë polakë që njoftuan se do të largoheshin të mërkurën.

Në qytetin e shkatërruar sirian të Alepos, shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths, tha se faza e shpëtimit “po i afrohej fundit” me fokus të kalimit të strehimi, ushqimi dhe shkollimi.

Presidenti sirian, Bashar al-Assad kishte rënë dakord të lejonte më shumë ndihmë të OKB-së për të hyrë në vendin e shkatërruar nga lufta, thanë diplomatët të hënën.

Mediat turke thanë se shpëtimtarët kishin shpresë për të gjetur të mbijetuar në disa lokacione në provincën Kahramanmaras, Adiyaman dhe Hatay, ku kishte shenja jete nën rrënojat.

Por në qytetin jugor të Antakias, ekskavatorët filluan të rrënojnë ndërtesat e dëmtuara rëndë dhe të pastrojnë rrënojat.