Botë

SHBA-ja i gjen në oqean sensorët e balonës së dyshuar kineze

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se ka gjetur në Oqeanin Atlantik sensorët nga një balonë e dyshuar kineze e cila u rrëzuar nga SHBA-ja pasi e kaloi territorin e saj.

Ekipet e kërkimit gjetën "mbeturina të rëndësishme nga vendi, duke përfshirë të gjithë sensorin prioritar dhe pjesët elektronike të identifikuara", ka bërë të ditur komanda veriore e SHBA-së, raportoi BBC-ja të martën.

FBI-ja po i shqyrton sendet, për të cilat SHBA-ja thotë se janë përdorur për të spiunuar në vende të ndjeshme ushtarake.

SHBA-ja ka rrëzuar edhe tri objekte të tjera që nga i pari më 4 shkurt.

"Seksione të mëdha të strukturës" u gjetën gjithashtu të hënën në brigjet e Karolinës së Jugut, kanë bërë të ditur zyrtarët ushtarakë.

Zyrtarët amerikanë thanë se balona e cila fluturonte në lartësi të madhe e kishte origjinën në Kinë dhe përdorej për vëzhgim, por Kina tha se ishte thjesht një aeroplan për monitorimin e motit që kishte humbur rrugën.