Banorët e Rripit të Gazës kanë thënë se avionët izraelitë nisën një seri sulmesh ajrore në vendet e militantëve në territorin bregdetar palestinez.
Sulmet ajrore duket se janë një përgjigje ndaj gjuajtjes së një rakete nga militantët palestinezë në drejtim të Izraelit jugor.
Mbrojtja ajrore izraelite e kapi raketën. Ushtria izraelite ka njoftuar se sulmet ajrore kishin në shënjestër një kompleks të prodhimit të raketave nëntokësore të drejtuar nga Hamasi, grupi militant që sundon Gazën.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima. Kufiri Gaza-Izrael kishte qenë kryesisht i qetë në muajt e fundit, por ka pasur sulme me raketa dhe sulme ajrore me ndërprerje të ndikuar nga dhuna në rritje midis Izraelit dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor.