Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri ka shkuar në 22,375, sipas autoriteteve, raportoi CNN-i të premten.
Një tërmet me magnitudë 7,8 ka goditur Turqinë dhe Sirinë të hënën, i përcjellë nga më shumë se 100 tërmete të tjera më të vogla, përfshirë një me magnitudë 7,5.
Ndërkaq, numri i të lënduarve në të dy shtetet është 80,768.
Vetëm në Turqi si pasojë e tërmetit kanë vdekur 18,991 njerëz dhe 75,523 janë lënduar, ka deklaruar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Ndërkaq, në Siri kanë vdekur 2,037 e janë lënduar 2,950.