Botë

6 rastet kur mrekullisht u nxorën të gjallë të bllokuarit nga tërmeti

 

Mbi 20 mijë persona kanë vdekur nga tërmeti tragjik në Turqi e Siri, raportoi BBC-ja të enjten. Por, tragjedia solli edhe momente emocioni, kur nga gërmadhat nxirreshin njerëz dhe kafshë që kishin mbijetuar. Mediumi i ka zgjedhur 6 shpëtimet më të paharrueshme të tërmetit.

Foshnja Aya, siriane, ishte ende e lidhur me nënën e saj me kordonin e kërthizës kur u nxor nga ndërtesa e shkatërruar. Asaj i kishin vdekur prindërit, por vetë doli e gjallë.