Tre shtetas amerikanë janë konfirmuar të vdekur në Turqinë juglindore pas tërmetit të fuqishëm që goditi këtë zonë dhe një pjesë të Sirisë të hënën.
Lajmi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për “Fox News”.
Një zëdhënës i DASH-it ka thënë se po punohen ngushtë me autoritetet lokale dhe organizatat tjera partnere për të ndihmuar çdo qytetar amerikan në zonat e prekura.
“Ne ofrojmë ngushëllimet tona më të sinqerta për viktimat dhe familjet e të gjithë të prekurve”, thuhet më tej nga ky departament.
Identiteti i tre viktimave amerikane nuk është bërë ende i ditur.
Ekipet e shpëtimit si në Turqi ashtu edhe në Siri po analizojnë rrënojat të enjten me shpresën për të gjetur të mbijetuar që mund të jenë të bllokuar.
Tërmeti ka lënë më shumë se 20,000 të vdekur në të gjithë Turqinë dhe Sirinë, duke tejkaluar tërmetin dhe cunamin e vitit 2011 që vrau 18,400 në Japoni, sipas The Associated Press.
Zyrtarët turq thonë se më shumë se 110,000 personel shpëtimi po punojnë në përpjekjet për reagim ndaj fatkeqësive dhe 95 vende kanë ofruar ndihmë.
© KOHA.