Botë

Erdogani u përgjigjet kritikave: E pamundur të përgatitesh për një fatkeqësi të tillë

Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i është kundërpërgjigjur opinionit publik lidhur sa i përket reagimit të shtetit për pasojat e tërmetit vdekjeprurës në këtë vend.

Ai ka thënë se “është e pamundur të jesh i përgatitur për një fatkeqësi kaq të madhe”, raportoi BBC-ja.

Në një prononcim para gazetarëve bë vizitën e tij në Hatay – një nga rajonet e prekura nga tërmeti, Erdogan ka thënë se numri zyrtar i të vdekurve është rritur në 9,957.

Ai i cilësoi si “provokatorë” njerëzit të cilët thonë se nuk kanë parë fare forca të sigurisë në disa zona.

"Kjo është një kohë për unitet, solidaritet. Në një periudhë si kjo, nuk mund të mërzisin njerëzit që bëjnë fushata negative për interesa politike", shtoi ai.

Gjatë një ndalese tjetër në turneun e tij në zonat në zonën e fatkeqësisë më herët sot, ai pranoi disa probleme fillestare, por tha se situata tani është nën kontroll.

Kritikat nga personalitete të opozitës dhe në terren janë në rritje . Disa pretendojnë se përpjekjet emergjente kanë qenë shumë të ngadalta dhe se nuk është bërë mjaftueshëm për të përgatitur rajonin e prirur nga tërmeti gjatë tetë viteve të tij në detyrë.