Pushtimi rus i Ukrainës i kushtoi Rusisë me sanksione të ashpra ndërkombëtare. Ngritja e çmimeve në vend ka vështirësuar jetën për qytetarët e rëndomtë rusë, sidomos për pensionistët, të cilët po detyrohen të hanë ushqime të skaduara
Në qytetin jugperëndimor rus Chelyabinsk, shumë pensionistë po blejnë ushqime të skaduara ndërsa njerëzit po luftojnë për të përballuar jetesën mes çmimeve në rritje.
Me rënien ekonomike dhe rritjen e kostos së jetesës, shitja e ushqimeve të skaduara në tregjet lokale fitoi popullaritet mes rusëve që varen nga pensionet e vogla.
Popullariteti i ushqimeve të skaduara po rritet për shkak të rritjes së çmimeve në supermarkete, thonë banorët vendas.
“Dikur blinim salsiçe dhe mish, tani duhet të kursejmë para për këtë”, ka treguar Lyudmila, blerëse në tregun lokal në Chelyabinsk
Aktualisht, njerëzit nuk mund të zgjedhin këtu midis mishit të derrit dhe viçit.
Vendasit folën për dyfishimin e çmimeve të ushqimeve në supermarkete, që është arsyeja kryesore për zgjedhjen e produkteve më të lira të skaduara.
"Sigurisht, perimet ishin shumë të lira, e dini. Kur unë punoja, mishi ishte më i lirë, mishi është tani i shtrenjtë”, ka deklaruar Tatiana, blerëse në tregun lokal në Chelyabinsk. “Nëna nuk mund të hajë mish derri, është e dëmshme për të moshuarit që të hanë mish derri. Por këtu nuk mund të zgjedhësh mes mishit të derrit dhe viçit. Mishi i viçit është shumë shtrenjtë”.
Pas pushtimit rus të Ukrainës, ekonomia ruse u përball me një valë të paprecedentë sanksionesh ndërkombëtare dhe me rritje të madhe të çmimeve të ushqimeve.
“Ka gjyshe dhe gjyshër me pensione të vogla. U them të marrin fruta të hanë falas”, ka thënë një shitës lokal pa treguar emrin.
Sipas Fondit të Pensionit të Rusisë, një pension mesatar në qershor 2022 ishte 20.882 rubla, apo rreth 293 dollarë amerikanë.