Botë

Turqia shpall gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 10 provinca për tre muaj, ndërsa vendi po përballet me pasojat e një tërmeti të fuqishëm që vrau mbi 5,000 njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.

“Ne po i shpallim 10 provincat tona ku ndodhi tërmeti si zona fatkeqësish. Ne kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në autoritetin që na jep neni 119 i kushtetutës për të garantuar që aktivitetet e kërkim-shpëtimit mund të kryhen shpejt”, ka thënë ai, shkruan CNN.

Numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar mbi 5000 në Turqi dhe Siri. Ky numër sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë pritet të rritet në 20 mijë.