Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Më shumë se 5,700 ndërtesa të shkatërruar si pasojë tërmetit në Turqi

Dhjetëra tërmete të fuqishme kanë vazhduar ta godasin Turqinë jugore dhe Sirinë veriore edhe të martën, një ditë pas tërmetit të fuqishëm prej 7,8 shkallësh, që la të vdekur më shumë se 5,000 persona atje.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të shkojë deri në 20 mijë, derisa shumë persona kanë mbetur nën rrënoja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Procesin e kërkim-shpëtimit e ka vështirësuar edhe më shumë moti i ftohtë dhe të reshurat gjatë të martës.

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se deri më tani janë raportuar më shumë se 11 mijë ndërtesa të shkatërruara, mirëpo 5,775 prej tyre tashmë janë konfirmuar si të tilla.

Disa prej shteteve më të fuqishme në botë i kanë ofruar ndihmë ushtarake Turqisë, duke dërguar trupat e tyre atje për të ndihmuar në procesin e kërkim-shpëtimit.