Botë

OKB: Numri i të vdekurve në Turqi mund të shkojë në 20,000

Foto: AP
 

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi mund të shkojë në rreth 20 mijë.

Një tërmet i ngjashëm i cili ka ndodhur në vitin 1999 në këtë shtet, saktësisht në rajonin e populluar lindor të detit Marmara, afër Stambollit, ka lënë të vdekur më shumë se 17 mijë njerëz.