Shkon në mbi 2700 numri i të vdekurve nga tërmeti që dridhi Turqinë e Sirinë

- 19:45Shkon në mbi 2700 numri i të vdekurve nga tërmeti që dridhi Turqinë e Sirinë
- 19:07Mbi 2.300 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri, apelohet për ndihmë
- 16:32Shkon në mbi 2300 numri i të vdekurve nga tërmeti që tronditi Turqinë e Sirinë
- 15:10Shkon në 1900 numri i të vdekurve në Turqi e Siri
- 13:35Tërmeti lë të paktën 1500 të vdekur në Turqi dhe Siri
- 11:21Mbi një mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri
- 10:35Së paku 670 të vdekur në Turqi dhe Siri nga tërmeti 7.8 shkallësh
- 07:43Tërmeti 7.8 shkallësh në Turqi lë të vdekur mbi 250 njerëz, në Siri rreth 300
Shkon në mbi 2700 numri i të vdekurve nga tërmeti që dridhi Turqinë e Sirinë
Shifra e të vdekurve në Turqi e Siri është rritur në mbi 2700 si pasojë e tërmetit të fuqishëm 7.8 ballë Rihter që goditi në jug të Turqisë në orët e hershme të së hënës, raporton CNN.
Shifra e të lënduarve në dy shtetet ka shkuar në 13.572.
Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 1651, sipas zëvendëspresidentit Fuat Oktay, ndërsa raportohen edhe mbi 11 mijë të lënduar.
Ndërkohë në Siri numri i të vdekurve ka arritur në 1050, e i të lënduarve në rreth 2500.
Mbi 2.300 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri, apelohet për ndihmë
Operacione të mëdha shpëtimi po zhvillohen në pjesën më të madhe të Turqisë jugore dhe Sirisë veriore pas tërmeti të madh që la të vdekur më shumë se 2.300 njerëz. Numri i viktimave po rritet minutë pas minute, raportojnë zyrtarët lokalë në dy vendet. Mijëra persona konsiderohen të zhdukur, derisa po vazhdon aksioni i kërkim-shpëtimit.
Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi Gaziantepin në orët e para të së hënës në kohën kur njerëzit ishin në gjumë. Një lëkundje e re me magnitudë 7.5 goditi rreth orës 13:30 sipas kohës lokale, për të cilën zyrtarët thanë se "nuk ishte pasgoditje".
Agjencia turke për fatkeqësitë njofton se rreth 1.500 njerëz mbetën të vdekur vetëm në Turqi pas tërmetit të parë dhe më shumë se 5.300 u plagosën. Autoritetet siriane raportojnë për 810 të vdekur dhe më shumë se 2.000 të plagosur.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka quajtur tërmetin si katastrofa më e madhe që ka tronditur vendin prej tërmetit të vitit 1939.
Spitalet dhe ambulancat e ngarkuara u mbushën shpejt me të lënduar. Të tjerët duhej të boshatiseshin, përfshirë një maternitet, sipas organizatës mjekësore SAMS.
Rajoni ndodhet në majë të linjave të çarjeve kryesore dhe shpesh dridhet nga tërmetet. Rreth 18.000 persona mbetën të vdekur në një tërmet të ngjashëm të fuqishëm që goditi Turqinë veriperëndimore në vitin 1999.
Ekipet e shpëtimit po luftojnë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pasi qindra ndërtesa u shembën në të dy vendet.
Udhëheqësit botërorë janë zotuar të dërgojnë ndihmam pasi Turqia bëri një apel ndërkombëtar për ndihmë.
Në Kosovë, pozita e opozita kanë shprehur gatishmëri të plotë për mbështetje dhe solidaritet me Turqinë pas tërmetit.
Nëpërmjet një komunikate, Qeveria tha të hënën se Ambasada e Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informata nga autoritetet turke nëse në qytetet e goditura ka shtetas të Kosovës, për t’iu ofruar ndihmën e nevojshme.
Miliona njerëz në Turqi, Siri, Liban, Qipro dhe Izrael e ndjenë tërmetin
Shkon në mbi 2300 numri i të vdekurve nga tërmeti që tronditi Turqinë e Sirinë
Ka shkuar në mbi 2300 numri i të vdekurve nga tërmeti 7.8 ballë Rihter që goditi në mëngjesin e sotëm në Gaziantep, në afërsi të kufirit Turqi – Siri.
Sipas, Agjencisë së Turqisë për Menaxhim të Katastrofave, numri i të vdekurve në shtetin turk ka arritur në 1498. Ndërsa në Siri është raportuar për 810 të vdekur, raporton agjencia AFP.
Numri total i të vdekurve arriti në mbi 2300. Raportohet për mbi 5300 të lënduar në Turqi e mbi 2000 të lënduar në Siri.
Forcat e shpëtimit po bëjnë përpjekje për të nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat.
Shkon në 1900 numri i të vdekurve në Turqi e Siri
Ka shkuar në 1900 numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti 7.8 ballësh i cili goditi Turqinë mëngjesin e së hënës.
Sipas institucioneve, vetëm në Turqi janë regjistruar 1.121 të vdekur.
Kjo e çon numrin e përgjithshëm të viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri në më shumë se 1900, pasi shifrat e fundit nga Siria vlerësojnë se 783 persona janë konfirmuar të vdekur.
Numri i viktimave pritet të vazhdojë të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuarit.
Është ende e paqartë se a ka pasur të vdekur si rezultat i tërmetit të dytë.
Tërmeti lë të paktën 1500 të vdekur në Turqi dhe Siri
Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri ka shkuar në më shumë se 1500 njerëz, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të lënduar në të dyja vendet, ka njoftuar të hënën CNN-i.
Tërmeti i fuqishëm kishte magnitudë 7.8 ballë të Rihterit, ndërsa përveç viktimave dhe të lënduarve ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale e infrastrukturore.
Blloqe të shumta janë rrafshuar, e automjetet janë përmbysur, teksa ekipet e shpëtimit po punojnë ende për të çliruar personat e bllokuar nën rrënoja.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim televiziv të hënën ka njoftuar se të paktën 912 njerëz kanë vdekur në Turqi.
Mbi një mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Më shumë se 1200 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që goditi Turqinë herët të hënën, duke plagosur mijëra të tjerë në të dy vendet.
Të paktën 912 njerëz kanë vdekur në Turqi, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në një fjalim televiziv të hënën.
Në Siri, të paktën 386 njerëz kanë vdekur, duke përfshirë 239 kryesisht në rajonet e Alepo, Hama, Latakia dhe Tartus, njoftoi më herët TV shtetëror sirian. Grupi "Helmetat e Bardha", i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi gjithashtu të paktën 147 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë.
Qindra njerëz të tjerë u plagosën gjithashtu pas tërmetit, me 648 të plagosur në Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus, njoftoi TV shtetëror sirian.
Ekipet e shpëtimit në Turqi shpëtuan mbi 2,400 njerëz nga nën rrënojat e ndërtesave të rrafshuara nga tërmeti, tha Erdogan.
Në Turqi, rreth 9,000 personel po punojnë për momentin në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit me më shumë njerëz që po bashkohen, shtoi lideri turk. Nuk dihet se sa persona të tjerë janë nën rrënoja.
Qendra e koordinimit të qeverisë turke është në kryeqytetin Ankara dhe drejtohet nga nënpresidenti Fuat Oktay, tha Erdogan.
Së paku 670 të vdekur në Turqi dhe Siri nga tërmeti 7.8 shkallësh
Së paku 670 persona janë raportuar të vdekur në Turqi dhe Siri pas një tërmeti të fuqishëm prej 7.8 shkallësh që goditi Turqinë mëngjesin e së hënës.
Në Siri së paku 386 persona kanë vdekur, duke përfshirë 239 persona në rajonet e Aleppos, Hamas, Latakias dhe Tartus.
340 të tjerë lëndime u raportuan gjithashtu në zonat e kontrolluara nga opozita, shtuan Helmetat e Bardha.
Në Turqi, të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,323 persona janë plagosur, tha më herët zëvendëspresidenti i Turqisë Fuat Oktay.
Tërmeti 7.8 shkallësh në Turqi lë të vdekur mbi 250 njerëz, në Siri rreth 300
Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 500 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi vendin në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km pranë qytetit të Gaziantep.
Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay tha se numri i të vdekurve në Turqi tani është rritur në 284 persona.
Në Siri, më shumë se 300 njerëz u vranë, njoftuan mediat shtetërore.
Ministria Siriane e Shëndetësisë tha se shumë njerëz kishin vdekur në provincat Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus.
Ekziston frika se numri i vdekjeve do të rritet ndjeshëm në orët në vijim, shkruan BBC.
Shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarit nën grumbuj të mëdhenj rrënojash.
Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete nga dridhjet e termetit: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.
Në provincën Malatya, në verilindje të Gaziantepit, të paktën 23 persona u vranë, thanë zyrtarët lokalë. Në Sanliurfa, në lindje, pati 17 vdekje. Dhe më shumë vdekje u raportuan në Diyarbakir dhe Osmaniye.
Të paktën 2323 persona u plagosën në Turqi dhe 639 në Siri.
Lëkundjet janë ndier edhe në Liban dhe Qipro.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se ekipet e shpëtimit janë në gatishmëri, ndërsa iu tha turqve se “se së bashku do ta kalojmë këtë fatkeqësi”.
“Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme të vazhdojmë punën”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pamje nga droni, Bakhmuti ukrainas tërësisht i pabanueshëm

Arrestohet një rus në Poloni, dyshohet për spiunazh

Grevat në Gjermani bllokojnë transportin publik

Rusia e akuzon Ukrainën se e sulmoi me dron

Protesta masive në Izrael pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes nga Netanyahu

Lufta për mbijetesë në qytetin e rrafshuar nga tornadoja

Shtëpiza mobile për të mbijetuarit e tërmetit

“Armiqtë” e Kinës armatosen për luftën që i druajnë

Rusia do të vendosë armë atomike në Bjellorusi

Momenti kur tanku rus qëllohet në mes të fushës

Protestat në Francë - të gjithë kundër Macronit
