Botë

Rrëfimi i ish-partneres së McGonigalit: Pashë çantë me para, më tha se ishte nga basti

 

Allison Guerriero, ish-partnerja e Charles McGonigalit, ish-agjent në FBI, ka rrëfyer për jetën e tij, që bënte pak para se të arrestohej për marrje të parave nga punonjës të shërbimeve inteligjente shqiptare.

Guerriero deklaroi për Euronews të dielën se e kishte parë ish-agjentin me një çantë të madhe me para, por ai s'ia kishte thënë të vërtetën për prejardhjen e tyre.