Tetë persona humbën jetën e disa të tjerë u lënduan në një aksident trafiku në Afjonkarahisar të Turqisë. Reuters raportoi të dielën se autobusi po udhëtonte nga Dijabarki në juglindje të qytetit Bodrum.
Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koca, njoftoi se 42 persona kanë marrë trajtim mjekësor, tre prej tyre në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Në mediat online janë publikuar pamje të aksidentit.