Botë

Tetë refugjatë nga Afrika vdesin afër brigjeve të Italisë

 

Trupat e tetë refugjatëve janë nxjerrë nga deti afër brigjeve të Italisë nga ekipet e shpëtimit. Gjatë operacionit janë shpëtuar 42 refugjatë të tjerë që po tentonin kalimin e Detit Mesdhe nga Afrika. Të mbijetuarit janë dërguar në ishullin e Lampedusas në Itali.

Rojat bregdetare të Italisë kanë njoftuar se një burrë dhe një foshnje kanë rënë në det gjatë përpjekjeve të tyre për kalim në Evropë. Të mbijetuarit kanë thënë se foshnja ka vdekur nga temperaturat e ftohta dhe nëna e kishte hedhur në det. Burri pastaj kishte kërcyer për të marrë trupin e tij dhe ishte zhdukur në dallgët e fuqishme. Refugjatët janë bllokuar në një varkë peshkimi, të cilës nuk po i punonte motori.