Botë

Për herë të parë, një gjykatë amerikane i dorëzoi Ukrainës paratë e një oligarku rus

 

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Merrick Garland, njoftoi se 5.4 milionë dollarët e sekuestruara nga biznesmeni rus Konstantin Malofeev do t'i dorëzohen Ukrainës.

Me lejen e prokurorit, prona e konfiskuar do t'i transferohet Departamentit të Shtetit për të mbështetur popullin e Ukrainës.