Botë

Putini krahason pushtimin e Ukrainës me luftën kundër nazistëve

 

Gjatë luftës në Ukrainë, Putini rrejshëm ka tentuar ta prezantojë pushtimin si luftë kundër nacionalistëve dhe nazistëve, të cilët, sipas tij, po drejtojnë qeverinë e Kievit. Kësaj ideje i është kthyer edhe një herë në Stalingrad

Presidenti Vladimir Putin ka krahasuar pushtimin e Ukrainës me luftën kundër Gjermanisë naziste në fjalimin për të shënuar 80-vjetorin e Betejës së Stalingradit. Duke cituar vendimin e Gjermanisë për të dërguar tanket “Leopard” në Ukrainë, presidenti rus ka pohuar se historia po përsëritet.

“Është e pabesueshme, por e vërtetë. Ne përsëri po kërcënohemi nga taket gjermane ‘Leopard’”, ka thënë Putini.