Botë

Ish-komandanti i Wagnerit ikën në Norvegji, kërkon falje për luftimet në Ukrainë

 

Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, i cili iku në Norvegji ka kërkuar falje për luftimet në Ukrainë, raportoi të enjten Reuters.

Andrei Medvedev, i cili kaloi kufirin ruso-norvegjez më 13 janar, ka thënë se ishte dëshmitar i vrasjeve dhe keqtrajtimit nga Wagner të të dënuarve rusë që janë dërguar në Ukrainë për të luftuar.