Duket se tensionet mes Athinës dhe Ankarasë nuk janë ulur pasi anijet greke kërcënuan kufijtë detarë të Turqisë në fillim të vitit, shkruan Daily Sabah.
“Turqia nuk do të qëndrojë duarkryq derisa Greqia të ndërmarrë veprime që kërcënojnë sigurinë e saj”, ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, duke paralajmëruar se Ankaraja do të përgjigjet si ligjërisht ashtu edhe në terren, duke vënë në dukje se provokimet janë të papranueshme.
Ai përsëriti se Athina po armatos ishujt shumë afër bregdetit turk dhe vendbanimet e mëdha në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
“Pretendimet e Greqisë se Turqia shkel hapësirën e saj ajrore janë të pabaza. Në fakt, Greqia shkel hapësirën tonë ajrore dhe rrit tensionet. Forcat tona ajrore dhe roja bregdetare nuk i lënë dhe nuk do t'i lënë pa përgjigje këto veprime armiqësore”, ka thënë ai.
Turqia dhe Greqia janë në mosmarrëveshje për disa çështje, duke përfshirë kufijtë detarë, hapësirën ajrore, energjinë, ishullin e ndarë etnikisht të Qipros, statusin e ishujve në detin Egje dhe çështjen e emigrantëve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.