Botë

Lukashenko i gatshëm ta ndihmojë Putinin kundër Ukrainës

 

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se shteti i tij është i gatshëm ta ndihmojë aleaten, Rusinë, në luftën e saj kundër Ukrainës. Mirëpo autokrati bjellorus ka thënë se për momentin Rusisë nuk i duhet ndihma.

Gjatë vizitës së Lukashenkos në Zimbabwe, tjetër shtet aleat i Rusisë, ai është pyetur nëse shteti është nën presion për ta ndihmuar Rusinë në luftën me Ukrainën. Mirëpo Lukashenko nuk ka përmendur presion as mënyrën se si do të mund ta ndihmonte Rusinë.