Botë

Kryeministri suedez i quan “idiotë të dobishëm” protestuesit në Stokholm

 

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka thënë se protestuesit kundër Erdoganit dhe islamofobët që kanë nxitur pakënaqësi te Turqia dhe kanë kërcënuar anëtarësimin e Suedisë në NATO janë “idiotë të dobishëm për forcat që duan ta shohin keq shtetin skandinav.

Në një konferencë për media pas takimit me liderët e partive suedeze, Kristersson ka thënë se ngjarjet e javëve të fundit në Stokholm e kanë bërë të qartë se sa komplekse është mbrojtja e sigurisë dhe sa të lidhua janë ngjarjet kombëtare me ngjarjet e mëdha ndërkombëtare.