Botë

FBI-ja përfundon kërkimin në shtëpinë e Bidenit, s’u gjet asnjë dokument i klasifikuar

Foto: AP
 

Avokati i presidentit amerikan, Joe Biden, Bob Bauer, ka deklaruar se nuk janë gjetur dokumente të klasifikuara gjatë kërkimit që ka kryer FBI-ja të mërkurën në shtëpinë e Bidenit në Delaware.

Në një deklaratë për media, avokati ka thënë se kërkimi ishte “planifikuar” me mbështetjen e plotë të presidentit Biden, raportoi BBC-ja të mërkurën.