Botë

Tre të vrarë nga sulmet ruse në Kherson

Foto ilustrim: AP
 

Tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi qyteti port i Ukrainës, Kherson, u vu nën granatimet e vazhdueshme ruse të dielën.

Autoritetet lokale pretenduan se një spital dhe një shkollë u goditën në atë që ata e quajtën shënjestrim të qëllimshëm, raportoi të hënën “Euronews”.