Një sulm në një sinagogë në Jerusalem të premten në mbrëmje, shtatë persona u vranë dhe të paktën dhjetë u plagosën, raportuan mediat izraelite.
Përgjigja e Izraelit ndaj sulmit palestinez në periferi të Jerusalemit do të jetë e fortë, e shpejtë dhe e saktë, ka thënë kryeministri Benjamin Netanyahu.
“Kushdo që tenton të na lëndojë, ne do ta lëndojmë atë dhe këdo që i ndihmon”, është mesazhi i kryeministrit izraelit.
Ai theksoi se Izraeli nuk dëshiron përshkallëzim, por se është i gatshëm për çdo skenar të mundshëm.
“Unë përsëri u bëj thirrje qytetarëve të Izraelit që të mos e marrin ligjin në duart e tyre. Këto nuk janë më ditët e nëntokës hebreje. Ne tani kemi një shtet sovran me një ushtri, qeveri dhe forca sigurie fantastike”, ka thënë ai, transmeton Times of Israel.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.