Botë

Helikopteri i përdorur për të transportuar Putinin u rrëzua gjatë uljes

 

Një helikopter që është pjesë e një flote që transportonte zyrtarë të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, raportohet se është rrëzuar teksa aterronte pranë Moskës.

Një helikopter Mil Mi-8 goditi tokën gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Vnukovo, afër kryeqytetit rus, të premten, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Interfax.