Izraeli ka kryer sulme ajrore në Gaza në përgjigje të lëshimit të raketave, ndërsa tensionet u rritën pas një sulmi vdekjeprurës të ushtrisë në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Gjashtë raketa u lëshuan, thonë raportet nga Izraeli. Ky shtet pretendon se është duke sulmuar ato që tha se ishin objekte militante. Nuk pati raportime për të lënduar nga të dyja palët, raportoi BBC-ja të premten.
Militantët paralajmëruan për një përgjigje pasi nëntë palestinezë u vranë në sulmin në Jenin, për të cilin Izraeli tha se ishte për të penguar "sulmet e afërta terroriste".
Dy raketa u hodhën rreth mesnatës të enjten, por u kapën nga sistemi anti-raketë Iron Dome i Izraelit, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
Shkëmbimi brenda natës pasoi incidentin më vdekjeprurës të këtij lloji në vite pasi forcat izraelite hynë në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor për të arrestuar një "skuadër terroriste të Xhihadit Islamik".
IDF-ja tha se po vepronte në bazë të "inteligjencës së saktë" në lidhje me planet e celulës për të sulmuar Izraelitët.