Të paktën 11 persona kanë mbetur të vdekur të enjten, si pasojë e një breshëri sulmesh të forcave ruse në disa rajone të Ukrainës.
Sulmet e reja erdhën një ditë pasi Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën të dërgojnë tanket e tyre në Ukrainë, 11 muaj pas fillimit të luftës, raportoi Associated Press të enjten.
Dy superfuqitë botërore kanë premtuar se do të dërgonin tanke beteje të teknologjisë së lartë në Ukrainë. Ato u kanë dhënë dritën jeshile edhe aleatëve të tyre që ta bëjnë të njëjtën gjë.
Zëdhënësi i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, Oleksandr Khorunzhyi, tha se përveç të vdekurve, viktimat përfshinin të paktën 11 persona të plagosur.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se një person u vra gjatë sulmeve, vdekja e parë e tillë në qytet që nga nata e Vitit të Ri. Dy të tjerë u plagosën, tha ai. Kreu i administratës së qytetit të Kievit, Serhii Popko, tha se mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 15 raketa lundrimi në zonë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.