Botë

Dorëhiqet kryeministrja e Zelandës së Re, Ardern

Jacinda Ardern - Zelanda e Re
Foto: AP
 

Jacinda Ardern ka bërë të ditur se do të japë dorëheqje nga posti i kryeministres së Zelandës së Re para zgjedhjeve të këtij viti. Ajo ka thënë se nuk ka më energji për të udhëhequr vendin, raporton BBC. Ardern do të largohet më 7 shkurt. 

Ardern ka treguar se sa sfiduese kanë qenë gjashtë vjet në postin e kryeministres.