Botë

Vdes japonezja në burg, u ngufat nga ushqimi

Një japoneze e dënuar për vrasjen e dy burrave, vdiq pasi u ngufat nga ushqimi, shkroi DailyMail të martën.

Sipas autoriteteve të Japonisë, Miyuki Ueta vdiq të shtunën e 14 janarit në Qendrën e Paraburgimit në Hiroshima. Ajo po ushqehej rreth orës 16:20, kur ushqimi thuhet se mbeti në fyt dhe në pamundësi për të reaguar ekipi i burgut, 49-vjeçarja u dërgua e vdekur në spital.

Autoritetet mjekësore thanë se Ueta vdiq nga asfiksia apo mbyllja e kanaleve të frymëmarrjes.

Në vitin 2009, japonezja drogoi shoferin e kamionit Kazumi Yabe, 47-vjeçar, duke e hedhur më pas në lumë, ndërsa në të njëjtën mënyrë e vrau edhe Hideki Maruyaman, 57-vjeçar.

Vendimi i Gjykatës u bazua në prova rrethanore që bënin të ditur se ajo ishte personi i fundit që i pa dy burrat para zhdukjes. 49-vjeçarja u dënua me vdekje në vitin 2012 dhe një vendim i apelit e hodhi poshtë vendimin në 2017-n.